Telegrafi

Ndodh edhe kjo, përqafoi me gjithë forcën kolegen sa që ajo humbi vetëdijen – kamerat e sigurisë filmuan gjithçka (Video)

Një ngjarje e pazakontë është filmuar brenda një kafiterie në Cardiff, ku menaxherja e lokalit humbi vetëdijen nga shtrëngimi i fortë i kolegut, i cili e përqafoi me gjithë forcën gjatë një ahengu të organizuar brenda lokalit.

Molly Phillips, 24-vjeç, u rrëzua në tokë kur futbollisti Nathan Webb ia vuri fillimisht dorën rreth qafës dhe nga gëzimi e shtrëngoi fortë sa që ajo humbi vetëdijen, transmeton Telegrafi.

Kur ajo humbi vetëdijen Webb mendonte se ajo po tallet dhe kështu qeshte dhe e godiste me shuplakë në fytyrë, por derisa sekondat kalonin të gjithë të pranishmit u alarmuan duke parë se ajo nuk po reagonte.

Kamerat e sigurisë brenda lokalit e kanë filmuar këtë ngjarje të pazakontë, ndërsa Phillips në seancën  dëgjimore ka akuzuar pronarin e lokalit se nuk e kishte hetuar siç duhet rastin.

“Kam pësuar lëndime serioze në fytyrë, sa që ekziston mundësia që kurrë më të mos mundem të qesh siç kam bërë dikur”, ka deklaruar në seancën dëgjimore Phillips.

Pas analizimit të pamjeve policia ka arrestuar Webbin, por pas disa orëve është liruar derisa të përfundojnë hetimet dhe të merret vendimi përfundimtar. /Telegrafi/