Site icon Telegrafi

Ndodh edhe kjo, një burrë në Australi ‘rrahet’ nga një oktapod

Një burrë është ‘goditur’ nga një oktapod derisa ishte me pushime dhe po notonte në një plazh të Australisë Perëndimore.

Në një video e cila është bërë virale, oktapodi mund të shihet në ujërat e cekëta duke goditur gjeologun, Lance Karlson, transmeton Telegrafi.

Bëhet e ditur se krijesa shkoi pas tij përsëri më vonë dhe e goditi në krah, para se t’ia fshikullonte qafën dhe pjesën e sipërme të shpinës.

https://www.youtube.com/watch?v=gix-QsXXLQY&ab_channel=YouTubeTVEspa%C3%B1ola24%2F7

Si rrjedhojë e këtij sulmi, goditjet e kishin lënë atë me shenja në lëkurën e tij, për të cilat Karlson tha se u lehtësuan vetëm pasi i mjekoi me një cola.

https://www.youtube.com/watch?v=pp1HQTOK37o&ab_channel=AnalysisTV

Ish-kujdestari i shpëtimit tha për mediet lokale se trajtimi i tij i preferuar për pickimet e kafshëve në det është uthulla, por nuk e kishte me vete në atë kohë.

Sidoqoftë, ai tha se e dinte që çdo gjë acidike mund të kryente punë vendosi të provonte të përdorte kola.

“Rezulton se funksionon”, tha ai. /Telegrafi/

Exit mobile version