Në elitën e futbollit italian, Serie A shpesh herë ndodhin çudira të mëdha.
Një e tillë ka ndodhur edhe ditën e diel në ndeshjen mes Atalantës dhe Udineses ku fitore shënoi skuadra mysafire me rezultat 1-3.
Para se të filloi ndeshja, dy skuadrat kishin fanellat thuajse të ngjashme, vendasit kaltër e zi ndërsa mysafirët bardh e zi por pjesa mbrapa ishte e zezë tek të dyja fanellat.
Udinese nuk kishte fanella të dyta me vete dhe vendosi të bëjë disa ndryshime në fanellën e parë.
Bardh e zinjtë vendosën ngjitës të bardhë në shpinë për t’i bërë fanellat e tyre të dalluara nga Atalanta.
Kjo gjë që ka bërë Udinese ka bërë jehonë të madhe nëpër rrjetet sociale dhe shumica e tifozëve janë tallur me klubin italian.
Gjithsesi Udineses ngjitësit i sollën fat pasi morën tri pikë tejet të rëndësishme në një fushë të vështirë ku janë dorëzuar edhe gjigantët e futbollit italian si Roma e Inter. /Telegrafi/