Videoja në të cilën shihen dy punonjës kinezë në afërsi të fabrikës “Linglong” në Zrenjanin të Serbisë, duke copëtuar një mace të cilën e përgatisnin për drekë – ka shokuar opinionin në Serbi.
Në video shihet macja e lidhur në një shufër metalike të improvizuar, ku njëri prej kinezëve mbante thikën në dorë, e tjetri afër tij e vëzhgonte duke e copëtuar, transmeton Telegrafi.
Për këtë ka reaguar edhe shoqata për kujdesin ndaj kafshëve në Zrenjanin, që i ka bërë thirrje autoriteteve përkatëse të ndërmarrin të gjitha veprimet.
“Vrasja e maces, rrjepja e lëkurës në mes të ditës në afërsi të një vendpunishte. Është e çuditshme që skena të tilla në shekullin e 21-të po ndodhin akoma”, thuhet në kumtesën e kësaj shoqate. /Telegrafi/
Da li je ovo moguće da se dešava u Srbiji? U Zrenjaninu! U XXI veku? Da li postoje zakoni koji važe i primenjuju se na gradilištu LingLonga? UPOZORENJE, UZNEMIRUJUĆI SNIMAK.#Linglong #zrenjanin@N1infoBG @tvnova_s pic.twitter.com/pSexJxU3sH
— Shmeergla (@shmeergla) October 11, 2021