Telegrafi

Ndodh edhe kjo në Rusi, të rinjtë sfidojnë ariun – “i rrëzojnë” duart me kafshën e egër

“Të fortit” nga Rusia, Goga Tupuri dhe Kiril Sarichev, kanë realizuar një video të pazakontë, ku shihen duke i “rrëzuar” duart me një ari gjigant.

Videoja është realizuar në një zonë malore në Rusi, që më pas është publikuar në YouTube dhe shpejtë është përhapur nëpër rrjete sociale, duke marrë mbi 100 mijë shikime, transmeton Telegrafi.

Por ky veprim i tyre vetëm sa ka nxitur reagim të ashpër të masës – duke pretenduar se ata asgjë nuk kanë bërë vetëm se kanë keqtrajtuar kafshën e egër.

Në video ata shihen duke nxjerr nga furgoni ariun me të cilin i “rrëzojnë duart” në një zonë malore – e për ta “zbutur” kafshën e joshnin me një shishe me mjaltë që vazhdimisht ia fusnin në gojë.

E ajo çfarë u cilësua si më bizare ishte tentimi i tyre sikur po i “rrëzojnë” duart me ariun, i cili vështronte i habitur duke mos ditur se për çfarë po bëhet fjalë. /Telegrafi/