Site icon Telegrafi

Ndodh edhe kjo në një shtëpi të pleqve në Belgjikë, Babadimri viziton banorët – infekton me COVID-19 mbi 75 persona

Babadimri që vizitoi shtëpinë e pleqve në një qytet në Belgjikë, ka infektuar me coronavirus të paktën 75 persona, shkruan CNN.

Siç raportojnë mediat lokale, djali i një të moshuari që qëndron në këtë shtëpi të pleqve në qytetin Anvers, ishte veshur me rroba të Babadimrit për të vizituar dhe disponuar paksa të moshuarit.

Pa kaluar shumë kohë pas vizitës, 45 persona që kishin kontakt të afërt me Babadimrin kanë filluar të shfaqin simptomat e para të COVID-19, transmeton Telegrafi.

E pas disave ditëve janë konfirmuar 75 persona dhe 20 punonjës të shtëpisë së pleqve.

Fotografitë që janë shkrepur gjatë vizitës tregojnë se një numër i madh i personave nuk bartnin maska mbrojtëse. /Telegrafi/

 

Exit mobile version