Se ndryshimet klimatike kanë filluar të shfaqen e dëshmon më së miri videoja ku shihet se në Afrikën e Jugut ka rënë borë, duke befasuar banorët që u dukej pothuajse e pamundur.
Rënia e temperaturave dhe bora në mes të shtatorit, ka prekur pjesën jugperëndimorë të Afrikës së Jugut, transmeton Telegrafi.
Në rrjetet sociale janë duke qarkulluar fotografi dhe video, ku shihet se si gjithçka është mbuluar me borë.
Afrika njihet si një vend me thatësira që shpesh godasin këtë kontinent, kështu që rënia e borës në shtator ishte diçka që askush nuk e kishte pritur se do të ndodhë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Mra8ZGLeYAM
WOW!!! Heavy snow in Sneeuberg, #SouthAfrica on the 8th September yesterday! Not something you see every day. Report: @MeteoCotedAzur #severeweather #Snowfall #extremeweather pic.twitter.com/pRfJLoFfSl
— WEATHER/ METEO WORLD (@StormchaserUKEU) September 9, 2018