Site icon Telegrafi

Ndodh edhe kjo, në Australi vidhet pishina shtatë metërshe që kushton 14 mijë dollarë

Një ngjarje e pazakontë është filmuar nga kamerat e sigurisë në qytetin australian Geelong, ku një pishinë shtatëmetërshe është vjedhur në mes të natës, e hajnat përdorën një kamion për transportimin e mallrave për ta marrë.

Ishte një pishinë nga fibër xhami që u vodh nga një vendpunishte, e policia në Victoria ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë ku kamioni me një vinç të montuar ishte përdorur për ta vjedhur pishinën.

Siç raportojnë mediat lokale, vlera e pishinës është 14.000 mijë dollarë australianë, e tërë procesi i vjedhjes zgjati vetëm pak minuta.

Deri më tani policia nuk ka arrestuar askënd lidhur me këtë vjedhje, por ajo çfarë bëri bujë është sesi ishte e mundur që një pishinë kaq gjigante të vidhet pa ndonjë problem. /Telegrafi/

Exit mobile version