Telegrafi

Ndodh edhe kjo në Australi, një vajzë shtypet nga balena derisa po notonte – pëson lëndime të rënda trupore

Një vajzë ka pësuar lëndime serioze, pasi u shtyp dhe u lëndua nga një balenë derisa po notonte me të në pjesën perëndimore të Australisë, shkruan BBC.

29-vjeçarja ishte pjesë e një grupi turistësh në Ningaloo kur u shtyp nga kjo krijesë gjigante. Raportohet se ajo ka pësuar lëndime të shumta trupore siç janë barinjtë e thyer dhe gjakderdhje e brendshme, transmeton Telegrafi.

Zyrtarë të spitalit St John, kanë bërë të ditur se ajo ka pësuar gjakderdhje të brendshme si dhe lëndime në gjoks nga “shtypja”.

Raportohet se ajo kishte ngecur mes dy balenave që mund të rriten deri në 19 metra. E turistët tjerë ishin dëshmitarë të këtij incidenti të pazakontë. Ata ishin vetëm disa qindra metra larg. /Telegrafi/