Telegrafi

Ndodh edhe kjo: Ministri i policisë denoncon veten në polici, pas përdorimit të telefonit gjatë ngasjes (Foto)

Ministri i policisë në shtetin New Wales në Australi, Troy Grant, ka denoncuar veten në polici pasi kishte përdorur telefonin mobil derisa po e ngiste veturën, shkruan BBC.

Ministri gjatë kohës sa po ngiste veturën kishte marrë telefonin dhe kishte fotografuar trafikun e dendur, dhe më pas këtë fotografinë e kishte postuar në Tëitter, transmeton Telegrafi.

Pas këtij raportimi, ai është informuar se e pret një dënim në vlerë të 250 dollarëve.

“Është një kujtesë e mirë se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, madje as ministri i policisë”, thuhet në një komunikatë të kësaj ministrie.

Ai ishte duke qëndruar në veturë në një kolonë të gjatë për shkak të punimeve në autostradë, ku më pas kishte nxjerr telefonin dhe kishte fotografuar para vetes një qengj. /Telegrafi/