Menaxhmenti i aeroportit të qytetit austriak Grac, kanë mbetur të shokuar me “zbulimin më të çuditshëm të viteve të fundit”, kur kuptuan se një pasagjere kishte transportuar zorrët e njeriut.
Një marokene kishte marrë me vete zorrët e burrit të saj të vdekur, me ç’rast ka nxitur panik tek autoritetet doganore të aeroportit austriak, të cilët e kishin marrë në pyetje nëse burri i saj ishte helmuar, transmeton Telegrafi.
Ajo kishte marrë me vetë në aeroportin e Gracit mbetjet e burrit të vdekur, të cilat i kishte futur në një kuti plastike të cilën e kishte futur nën rroba. /Telegrafi/