Site icon Telegrafi

Ndodh edhe kjo, lojtari sulmon tifozët me shtizën e flamurit (Video)

Në futbollin suedez ka ndodhur një gjë e pazakontë dhe e pa parë më herët.

Sulmuesi i njohur suedez, Tobias Sana nuk ka mundur të durojë nga fyerjet e tifozëve vendas të Goteborgut.

Ishte duke u zhvilluar ndeshja mes Goteborgut dhe Malmos, kur lotjari mysafir Sana po nxehej dhe tifozët në vazhdimësi fyenin por edhe e gjuajtën me një fishekzjarrë.

Por ish-sulmuesi i Ajaxit, Sana nuk qëndroi duarkryq dhe mori shtizën e flamurit të kornerit dhe i goditi tifozët, për tu acaruar ndeshja edhe më shumë.

Sana ka luajtur më parë për Goteborgin dhe është i padëshiruar nga tifozët vendas.

“Tani që nuk jam më i tronditur, mendoj se kam bërë një gabim shumë të madh,” shprehet Sana në faqen zyrtare të klubit të tij.

“Dëgjova shpërthimin, pash te Tobias Sana, i cili u shmang. Pastaj çdo gjë ndodhi shumë shpejtë. Unë i rashë bilbilit dhe futa lojtarët në dhomat e zhveshjes,” u shpreh gjyqtari i ndeshjes Jonas Eriksson.

Ndeshja mes Goteborgut dhe Malmos u ndërpre në minutën e 78-të kur rezultati ishte i barabartë 0-0. /Telegrafi/

 

Exit mobile version