Në një lagje të Sarajevës ka ndodhur një vjedhje e pazakontë. Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur një gruaje të moshuar, hajni ia vjedh vathët nga veshët, derisa ajo po qëndronte pranë hyrjes së ndërtesës ku ajo banon.
Në momentin që ajo po bëhej gati të futej brenda, nga pas shfaqet një burrë i cili pa u menduar dy herë ia vjedh vathët nga veshët dhe largohet nga vendi i ngjarjes, sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe, transmeton Telegrafi.
Identiteti i gruas së moshuar nuk është zbuluar, kurse policia në Bosnjë dhe Hercegovinë ka njoftuar se është në kërkim të hajnit.
Ata kanë pranuar se kamerat e sigurisë u kanë ndihmuar shumë, dhe se tani janë vënë në kërkim të këtij burri që nuk u frikësuar aspak që t’ia vjedh vathët gruas që i kishte në veshë. /Telegrafi/