Telegrafi

Ndodh edhe kjo: Hajni futet në veturën e policisë dhe vjedh pushkën automatike, plumbat dhe jelekun antiplumb (Video)

Një hajn shumë i guximshëm është filmuar duke u futur në veturën e policisë për të vjedhur një revole elektrike, jelek antiplumb dhe një pushkë automatike.

Pamjet e kësaj vjedhje janë publikuar nga departamenti i policisë së Miamit, ku shihet një burrë duke u larguar nga vendi i ngjarjes i armatosur deri në dhëmbë, dhe me një jelek antiplumb, transmeton Telegrafi.

Sipas policisë, ata kishin lënë veturën e hapur duke menduar se asnjë hajn nuk është aq i guximshëm sa që të vjedh gjësende nga një veturë e policisë. Por konstatimi doli të jetë i gabuar, pasi një gjë e tillë ndodhi dhe u filmua nga kamerat e sigurisë.

Policia ka njoftuar se hajni është larguar me një revole elektrike, një karikator me 16 plumba të kalibrit 45 dhe një pushkë automatike AR-15 të mbushur. /Telegrafi/