Telegrafi

Ndodh edhe kjo – gjyqtari i ndeshjes i kërkon kapitenit të Sociedadit t’i bashkohet klubit anglez

Gjyqtari anglez, Michael Oliver ka befasuar të gjithë pasi në fund të ndeshjes i ka kërkuar kapitenit të Real Sociedadit, Mikel Merino, të bashkohet me një klub elitar të Ligës Premier.

Ishte një mbrëmje frustruese për Sociedadin në ‘Reale Arena’ të martën mbrëma, pasi ata pësuan humbje 2-1 nga Paris Saint-Germain dhe u eliminuan nga Liga e Kampionëve e këtij sezoni në fazën e 1/8-tës.

Megjithatë, përveç ndeshjes interesante dhe shumë rasteve, një episod pas përfundimit të ndeshjes ka ‘vjedhur’ dhe është bërë viral në rrjetet sociale.

Akterët kryesor të këtij episodi ishin shënuesi dhe kapiteni i Sociedadit, Meriton dhe gjyqtari anglez, Oliver.

Oliver dhe Merino u panë duke biseduar pas vërshëllimës së fundit dhe mediat spanjolle kanë zbuluar se çfarë  kërkoi gjyqtari anglez, mesfushorit 27-vjeçar.

Gjyqtari anglez, i cili njihet gjerësisht në Angli si një tifoz i Newcastle United, thuhet se e ka pyetur Merinon nëse do të ishte i gatshëm të ribashkohej me skuadrën e Ligës Premier, për të cilën luajti midis viteve 2017 dhe 2018.

Për Merinon dhe Real Sociedad, fokusi i tyre i vetëm tani është në La Liga. Është e domosdoshme që ata të rimarrin formën në javët e ardhshme nëse duan të kthehen sërish në Evropë sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/