Site icon Telegrafi

Ndodh edhe kjo: Futbollistët detyrohen ta shtyjnë autoambulancën, për ta nxjerrë nga fusha (Video)

Lojtarët nga Flamengo dhe Vasco da Gama shtynë një ambulancë për ta nxjerrë nga fusha të shtunën pasi automjeti – i cili po transportonte një lojtar të lënduar për në spital – dështoi të nisej.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ka qenë lojtari Bruno Silva i Vasco de Gamas ai që ishte rrëzuar pa vetëdije në një përplasje ajrore dhe kishte nevojë për kujdesin mjekësor.

Por edhe pse ambulanca kishte ardhur deri aty, nuk ishte në gjendje të nisej, për të dalë nga fusha.

Kështu lojtarët e dy ekipeve janë detyruar ta shtyjnë autoambulancën e “bllokuar”.

Siç thuhet më tej, loja rifilloi pas incidentit dhe ndeshja përfundoi 1-1. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=d_BBotOZ0V0

Exit mobile version