Telegrafi

Ndodh edhe kjo! Familja nga Ferizaj, ftesë publike qytetarëve për dasmë (Foto)

Në këtë sezon të dasmave, kur të gjithëve i vjen rasti të shkojë në ndonjë aheng në familje apo shoqëri, askush në të vërtetë nuk ka kohë të interesohet për dasmat e huaja.

Por, një familje nga Ferizaj ka vendosur që t’i bëjë ftesë publike gjithë qytetarëve për të parë ‘spektaklin’ që do të zhvillohet gjatë një ceremonie të dasmës, transmeton Lajmi.net.

Madje, nusja do vie me helikopter dhe kjo gjë sikur do i bëjë qytetarët edhe më kureshtarë për të qenë të pranishëm në këtë ‘spektakël dasmor’.

Ftesa është vendosur në një reklamë të madhe në rrugët e qytetit.