Kemi dëgjuar raste kur njerëzit përdorin metoda të ndryshme për të zënë peshq, nga dinamiti e deri te grepat e ndryshëm.
Por, ajo çfarë ka ndodhur në Brazil ka habitur botën, ku një i ri derisa tentoi të peshkoj me pushkë në dorë, qëlloi veten aksidentalisht në organin gjenital, transmeton Telegrafi.
Në videon e publikuar më poshtë shihet një djalë i ri duke tentuar me pushkë ta godet peshku, por aksidentalisht tërhoqi këmbëzën dhe e qëlloi veten në penis.
Nuk dihet nëse ky i ri është lënduar rëndë, por një gjë është e sigurt se një veprim kurrë më nuk do ta përsëris për shkak të përvojës së hidhur. /Telegrafi/