Shpesh na ka ndodhur të futemi në një veturë ku brenda tij janë pesë persona, dhe mezi kemi pritur të zbresim që të lirohemi nga hapësira e vogël.
Por një video e postuar së fundmi në internet, tregon se si brenda një veture 6+1 karrige futen 40 punëtorë ndërtimtarie, transmeton Telegrafi.
Në momentin që furgoni u ndalua nga policia, nga ai filluan të dalin 40 punëtorë të cilët me sa duket e habitën policin që kurrë nuk kishte besuar që brenda tij mund të futen kaq shumë njerëz.
Videoja është filmuar nga një polic tjetër, të cilit duket se i bëri përshtypje fakti se si punëtorët dilnin nga furgoni thuajse nuk ka ndodhur asgjë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=DWI4c5v8hRY