Telegrafi

Ndodh edhe kjo: Arinjtë ngecin brenda veturës, pronari i saj ua hap derën që të dalin (Video)

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur një burrë hap derën e veturës, me qëllim që nga ajo të dalin dy arinj që kishin ngecur brenda.

Burri i veshur me pantallona të shkurtra shihet se si në tentimin e parë dështon të hap derën dhe të largohet nga vendi i ngjarjes nga frika se mund t’i ndodh diçka e keqe, transmeton Telegrafi.

Por, në tentimin e dytë arrin ta hapë atë dhe t’i shpëtoj më të keqes. Kur nga vetura del një ari me të voglin që kishin ngecur brenda një veturë në Pigeon Forge në Tennessee.

Një grua që ishte dëshmitare e këtij rasti të pazakontë, dëgjohet në video duke thënë: “Oh Zot. Nuk kam parrë më herët diqka të tillë”.

Ende nuk dihet se si kanë përfunduar brenda veturës këta dy arinj. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=Je4Zgs2auU4