Site icon Telegrafi

Ndodh edhe kjo: Akuzohet për korrupsion juria e konkursit për më të shëmtuarin (Foto)

Maison Sere, të cilit i mungojnë shumë dhëmbë, ka bërë një ngërdheshje të frikshme për të treguar shëmtinë e tij edhe më të madhe.

Kjo ka bërë që ai të mund katër konkurrent të tjerë dhe të kurorëzohet si më i shëmtuari, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, me këtë nuk po pajtohet William Masvinu, i cili fitoi për tre vite me radhë. Ai po e akuzon jurinë se është paguar nga Sere, që t’i japin atij vendin e më të shëmtuarit.

Sidoqoftë, ky konkurs ku kërkohet të gjendet “e bukura në shëmti”, ka kaluar në atmosferë të mirë dhe publiku janë kënaqur me mahitë e konkurrentëve. /Telegrafi/

Ndodh edhe kjo: Akuzohet për korrupsion juria e konkursit për më të shëmtuarin DETAJET: http://telegra.fi/75z1Ao

Posted by Telegrafi.com on Saturday, November 21, 2015

Exit mobile version