Site icon Telegrafi

“Ndjeva dhimbjen më të madhe” – Ryva Kajtazi rrëfen dy abortet spontane

Foto: Screenshot/YouTube

Këngëtarja e njohur, Ryva Kajtazi, vazhdon të jetë një emër shumë i dashur për publikun, përkundër se viteve të fundit ka qenë më e tërhequr nga muzika.

Ajo në një intervistë dhënë në “Rudina” ka folur më shumë për karrierën e po ashtu edhe jetën private.

Mes tjerash, artistja ka rrëfyer për dy abortet spontane që i kanë ndodhur para se të lindte dy fëmijët.

Foto: Screenshot/YouTube

“Normalisht, është traumë ajo që një nënë që pret fëmijën e vet, sigurisht është dhimbje e madhe por shyqyr Zotit kam dy fëmijë dhe është arritja më e madhe në jetë për mua. Aborti që ndjeva dhimbjen më të madhe ka qenë para vajzës sepse isha në muajin e katërt të shtatzënisë, mësova gjininë dhe ishim shumë të lumtur. Përpos kësaj kishim vite që donim të kishim një fëmijë dhe s’po ia dilja dot”, tha ajo fillimisht.

Lexo po ashtu Ryva Kajtazi për operacionet plastike: Nganjëherë të mbushet mendja sikur vetëm në sallë të operacionit rri

“Shtatzënitë i kisha jashtëzakonisht shumë të vështira, të rënda dhe nëse nuk je një femër e fortë e me disiplinë të madhe, në rastin tim nuk do e kishim çuar deri në fund. Me përkrahjen e familjarëve që më kanë ndenjur te koka non stop sepse isha e shtrirë, 5-6 muaj s’kam lëvizur fare, në regjim shtrati dhe ia dola, më bekoi Zoti me Dorelën”, tha tutje këngëtarja.


Ajo duhet theksuar që është e martuar prej disa vitesh me Fidan Rexhepin, me të cilin momentalisht ka dy fëmijë: një vajzë dhe një djalë. /Telegrafi/

Exit mobile version