Dior prezantoi në Puglia, Itali, koleksionin e fundit Cruise 2021, i cili ofroi një pjesë të trashëgimisë kulturore të rajonit
Detaji që ra në sy ishte përdorimi i teknikës së rrallë në qëndisje, që daton në shekullin XV.
Në koleksion, fluturat u vendosën me qëndisjen e stilit Tombolo.
Tombolo është një lloj dantelle që kërkon një teknikë jashtëzakonisht të përpiktë dhe është pjesë e trashëgimisë kulturore të rajonit.
Dior punoi me artizanë vendas të rajonit të Puglia-s për të krijuar detajet e fluturave. Sipas shtëpisë së modës, dantella Tombolo është në rrezik zhdukjeje si teknikë.
Për realizimin e këtij stili, motivet vizatohen fillimisht në letër dhe më pas krijohet qepja me bobina prej druri. Krijimi i fluturave kërkon 15 orë punë.
Shtëpia e modës bashkëpunoi me Marilena Sparasci, një nga qëndistaret e vetme të vendit.