‘Ndjenjë si e fundit të botës’. Kështu po vlerësohet gjendja e krijuar pas shpërndarjes së virusit vdekjeprurës në Kinë, pas së cilës tanimë qyteti i tretë është vendosur të mbyllet.
Kjo pasi që ekspertët paralajmërojnë se shpërthimi i coronavirusit mund të përhapet në nivele që nuk shihen që nga kriza e SARS-it.
Një qytet i tretë në Kinë po hyn në bllokim ndërsa zyrtarët luftojnë për të ndaluar përhapjen e coronavirusit vdekjeprurës të ri që ka vrarë 17 dhe ka lënë qindra të sëmurë rëndë, transmeton Telegrafi.
Autoritetet në Ezhou kanë mbyllur stacionet e trenave, ndërsa Huanggang ka pezulluar autobusët publik dhe trenat, si dhe ka porositur kinematë dhe kafenetë e internetet që të mbyllin dyert e tyre.
Zhvillimi vjen pasi Wuhan – qyteti në qendër të shpërthimit – mbetet i mbyllur, duke anuluar të gjitha fluturimet brenda dhe jashtë saj, por tashmë është shfaqur edhe kriza ushqimore.
Zyrtarët kinezë po dezinfektojnë rrugë të tëra dhe parqe.
Një banor i tha BBC se qyteti tashmë ka marrë pamjen e ‘fundit të botës’.
Udhëtarët kanë përhapur coronavirusin në shtatë vende tashmë, përfshirë SHBA-të. /Telegrafi/