Telegrafi

“Ndjenja e të qenurit trajner i Barcelonës është mizore” – Xavi trondit opinionin me deklaratën e tij

Xavi komunikoi vendimin e tij për t’u larguar nga Barcelona në fund të sezonit, pas humbjes së rëndë me rezultat 5-3 ndaj Villarrealit në “Olympic Stadium”.

Legjenda e klubit ka thënë se ai do të marrë pak kohë jashtë futbollit për të pushuar me familjen e tij të cilët kanë vuajtur shumë.

“Do të pushoj pak pas përfundimit të këtij sezoni. Familja ime ka vuajtur shumë me mua gjatë kësaj kohe, unë dua të jem me ta”, ka thënë Xavi.

Barcelona momentalisht renditet e treta në elitën e futbollit spanjoll me dhjetë pikë më pak se lideri Real Madridi.

Pas eliminimit nga Kupa e Mbretit nga Athletic Bilbao, pas ‘shkatërrimit’ nga Real Madridi në finale të Superkupës, Xavi ka thënë se vendimi i tij është për të mirën e klubit.

“Ndjenja e të qenurit trajner i Barcelonës është shumë mizore, e pakëndshme, duket sikur njerëzit nuk shfaqin respekt ndaj teje. Është e tmerrshme për shëndetin mendor, për moralin tënd. Ju vini në një pikë kur mendoni se nuk ka arsye për të vazhduar më”, u shpreh Xavi.

Lexo po ashtu Dy lojtarët kryesorë të Barcelonës fajësojnë vetën për humbjen: Është faji i yni, trajneri ka mbështetjen tonë

“Mendoj se klubit i duhet një ndryshim i dinamikave, pasi dinamika tani është shumë negative. Jam optimist më shumë se kurrë me ndryshimin e kësaj dinamike, ne do të luftojmë për La Liga, do të jetë shumë e vështirë, por do të luftojmë”, përfundoi ai.

Barcelona ndeshjen e ardhshme në La Liga e luan në mesjavë, ku do të ketë punë në udhëtim ndaj Alavesit./Telegrafi/