Tumori n tru ka disa forma që mund të shfaqen në pjesë të ndryshme të trurit. Meqenëse kjo është një gjendje serioze, është e rëndësishme të njihen disa nga simptomat në kohë.
Simptomat më të njohura të tumorit të trurit janë: dhimbja e kokës, të përzierat dhe të vjellat e shpeshta, marrja e njërës anë të trupit, marramendja, epilepsia dhe çrregullimi i vetëdijes.
Megjithatë, ka edhe simptoma më pak të njohura, të cilat nuk duhet t’i injoroni:
Ndryshimi i shqisave
Dihet se një tumor i trurit mund të shkaktojë kriza, por ato mund të jenë aq të ndryshme sa njerëzit ndonjëherë nuk mund t’i njohin. Sipas Shoqatës Amerikane të Onkologjisë Klinike, ato mund të shkaktojnë ndryshime në shqisat e shikimit, prekjes, nuhatjes, dëgjimit dhe shijes.
Është e vështirë ta njohësh atë, sepse ende mund të lëvizësh dhe të komunikosh në mënyrë të pavarur. Nëse ndjeni një ndryshim të papritur në njërën nga këto shqisa, drejtohuni te mjeku sa më shpejt të jetë e mundur.
Përqendrimi dhe mendimi i dobët
Ky lloj tumori ndikon edhe në funksionet njohëse, si përqendrimi i dobët dhe të menduarit. Dhe në këtë rast, ju mund të jeni plotësisht të zgjuar dhe të dukeni normal. Kjo simptomë shfaqet kur tumori ndodhet në trurin e mesëm.
Humbje kujtese
Humbja e kujtesës mund të jetë rezultat i një sërë kushtesh dhe është kryesisht normale. Megjithatë, nëse vëreni humbje drastike të kujtesës, mund të jetë për shkak të një tumori të trurit.
Koordinim i dobët i trupit
Nëse shpesh rrëzoheni ose nuk mund t’i mbani objektet normalisht, kjo mund të sinjalizojë një tumor në tru. Simptomat shpesh varen nga vendi ku ndodhet tumori, kështu që për shembull, nëse tumori ndodhet në tru i vogël, do të keni problem me koordinimin e trupit.
Dhimbje diku tjetër
Dhimbja e kokës nuk është e vetmja dhimbje që mund të tregojë një tumor në tru. Gjegjësisht, ka raste që tregojnë se një tumor në tru mund të shkaktojë dhimbje të forta dhëmbi, edhe pse nuk keni probleme shëndetësore me higjienën orale. /Telegrafi/