Një skenë e ngjashme me ato të filmave aksion të Hollywood-it është filmuar këto ditë në Klivlend të SHBA-ve, ku ndjekja me vetura mes policisë dhe të dyshuarës ka fituar vëmendjen e shumë qytetarëve që patën rastin ta shohin videon.
Ndjekja me vetura filloi kur policia ndali një grua, pasi kishte xhamat e nxirë në veturë dhe brenda nuk shihej asgjë, transmeton Telegrafi.
Imani Edwards kishte kaluar në të kuqen në semaforë dhe kishte vozitur me 160 kilometra në orë. E sikur kjo të mos i mjaftonte ajo përplasi disa vetura të policisë dhe për pak sa nuk i shkeli ata, kurse arsyeja e ikjes ishte se ajo po vonohej në punë.
Në video shihet se si policia në një moment e rrethojnë, kurse gruaja nuk hezitoi ta shtyp pedalin e gazit dhe për pak sa nuk i shtypi policët që e kishin ndalur.
Megjithatë pasi është arrestuar ajo është akuzuar për silm dhe mos respektimin të rregullave të trafikut. /Telegrafi/