Site icon Telegrafi

Ndjekje si nëpër filma, policia rrethon veturën dhe ia drejtojnë revolen shoferes – gjithçka ndryshon kur e shohin me duart lartë dhe duke qarë

Një ndjekje si nëpër filma aksion ka ndodhur mes dy shteteve amerikane për të përfunduar me një epilog pothuajse të papritur – polici duke përqafuar shoferin e veturës që ndiqte.

Ndjekja filloi kur një grua e identifikuar nga policia si Latrece Curry, filloi të dridhet pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me bashkëshortin – që çoi edhe deri te largimi i saj nga shtëpia, transmeton Telegrafi.

E kur policia e gjurmuan, ajo rriti shpejtësinë duke nxitur kështu një ndjekje si nëpër filma ku u përfshinë disa vetura të policisë, ka bërë të ditur polici James Richardson.

E kur ndjekjes i erdhi fundi, Curry, 41-vjeçe, u ndal në një parking në Hodgenville për të shmangur bllokimin e komunikacionit, policët ia drejtuan revolet – duke i bërtitur të dyshuarës të dalë nga vetura.

Duke iu afruar dritares së veturës me revole në dorë, Richardson tha gjithçka për një moment ndryshoi.

“Iu afrova derës së shoferit për ta hapur derën, ajo kishte ngritur duart dhe po dridhej e tëra sikur të ishte gjethe. Kjo vajzë e gjorë, kur hapa derën, pashë terrorin në fytyrën e saj. Ajo ishte e frikësuar për vdekje”, shtoi Richardson.

Duke parë në çfarë gjendje emocionale ishte ajo, polici futi në brez revolen dhe i kërkoi që të qetësohet. Ajo menjëherë shpërtheu në lot e Richardson e përqafoi duke i kërkuar vazhdimisht që të qetësohet.

”Ajo kishte reaguar në afekt, nuk kishte të kaluar kriminale dhe ndihej keq për atë që kishte bërë”, ka shtuar polici i cili theksoi se megjithatë ajo është shoqëruar në polici ku mbi të rëndon akuza për arratisje nga policia. /Telegrafi/

Exit mobile version