Telegrafi

Ndjekje si nëpër filma: Policia mendoi se ishte shumë afër kapjes së tij, ai u zhduk nga vendi i ngjarjes sikur të mos kishte ekzistuar (Video)

Rrëmujë e madhe është krijuar në rrugët e Tajlandës, kur polic me motoçikletë u mundua ta zë një burrë që gjithashtu po voziste një motoçikletë.

Në videon e publikuar më poshtë mund ta shihni se si ky burrë mundohet ta mashtroj policinë, duke rrezikuar jetën e qytetarëve me vozitje të shpejtë në kahjen e kundërt, transmeton Telegrafi.

Dhe kur në një moment dukej se polici po i afrohej dhe mund ta kapte për xhakete, motoçiklisti i shmanget.

Kështu në rrugë u shfaq kolona e kamionëve dhe veturave të ushtrisë, nga të cilët polici kërkonte ndihmë që ta kapin motoçiklistin. Megjithatë, as ata nuk arritën ta kapin.

Dhe pas disa minutave ndjekje si nëpër filma aksion, motoçiklisti vendosë të zbret dhe të ikë në shkurre, ku befasisht zhduket sikur të mos kishte ekzistuar kurrë.

“Sot arriti të ikë, por herën tjetër do ta kapim”, ka deklaruar një zyrtar policor, duke mos specifikuar se për çfarë akuzohet ky burrë. /Telegrafi/