Telegrafi

Ndjekje si nëpër filma në resortin turistik në Mallorca, dilerët e drogës më varkë përplasen në rërën e plazhit – arrestohen tre persona

Një video e filmuar nga ajri shfaq dilerët e drogës duke ikur nga policia dhe duke vrapuar para syve të turistëve të shumtë në një destinacion të njohur turistik në Mallorca të Spanjës, ku policia arriti të sekuestrojë 1.200 kilogramë hashish.

Garda Civile e Mallorca ka shpërndarë videon e varkës, e cila me shpejtësi të madhe i afrohet brigjeve të ishullit nga pjesa veriore në drejtim të Afrikës, transmeton Telegrafi.

Në ora 4 të mëngjesit të premtes së kaluar, varka është vërejtur sesi po mbushet në Kala Sa Nu që në fund u konstatuar se kishte hashish dhe 68 barela benzinë.

Dileri i drogës rritën shpejtësinë kur e kuptuan se policia i kishte parë, gjë që ndodhi një ndjekje si nëpër filma, pasi dilerët e dinin se nuk kanë mjaftueshëm karburant për udhëtim në det.

Të dyshuarit u përplasen me shpejtësi të madhe në rërën e plazhit, ku turistët e habitur që po rreziteshin në pushimoren në Mallorca mbetën të shokuar.

Ndjekja intensifikohet kur varka e policisë i afrohet dilerëve – duke i ndjekur edhe nëpër tokë. Ishte helikopteri që u ndihmoi t’i lokalizojnë kriminelët dhe t’i filmojë duke vrapuar.

Megjithatë në fund u arrestuan, e Garda Civile sekuestroi 1.200 kilogramë hashish, kurse në pranga përfunduan tre persona. /Telegrafi/