Një ndjekje spektakolare, e ngjashme me ato të video-lojërave të famshme si GTA, tronditi qytetin e Tampa Bay.
Shoferi i një automjeti të dyshimtë goditi katër persona dhe më pas tentoi të largohej me shpejtësi nga vendngjarja, duke vënë në rrezik jetën e dhjetëra kalimtarëve dhe shoferëve të tjerë.
Policia e ndoqi menjëherë, duke nisur një ndjekje të rrezikshme në rrugët kryesore të qytetit.
GTA-style chase in Tampa Bay
The driver hit four people and tried to escape. Two police officers were injured during the chase. pic.twitter.com/DlzWotR41m
— NEXTA (@nexta_tv) January 29, 2025
Gjatë operacionit, dy oficerë policie u plagosën, pasi makina e të dyshuarit përplasi disa patrulla gjatë përpjekjes për t’i shpëtuar ndalimit.
Pas disa minutash tensioni dhe manovrash të rrezikshme, forcat e rendit arritën të bllokonin automjetin dhe arrestuan shoferin, i cili tentoi të rezistonte deri në momentin e fundit.
Autoritetet janë ende duke hetuar motivet e tij dhe nëse ai ishte nën ndikimin e substancave të ndaluara.
Ngjarja ka shkaktuar shqetësim të madh tek banorët, ndërsa autoritetet bëjnë thirrje për vigjilencë dhe bashkëpunim për të parandaluar incidente të tilla në të ardhmen. /Telegrafi/