Site icon Telegrafi

Ndjekje në mes të detit: Kapet gomonia me dy skafistë dhe 600 kg drogë (Video)

Një gomone e cila po tentonte të trafikonte një sasi të konsiderueshme lënde narkotike nga Shqipëria në drejtim të Italisë ka rënë në rrjetat e operacionit të përbashkët policor Shqipëri- Itali.

Alarmi është dhënë fillimisht nga policia Kufitare e Vlorës dhe Guardia di Finanza në Shqipëri në orët e vona të natës së djeshme (19 gusht 2017)

Më pas ka nisur ndjekja.

“Gjatë ndjekjes dy trafikantët u përpoqën t’i shmangeshin disa herë patrulluesve dhe forcave policore që i ndiqnin duke kryer manovra të rrezikshme në det” informon policia e shtetit përmes një deklarate për shtyp të paradites së sotme (20 gusht 2017).

Kur skafistët kanë parë se nuk kishin më rrugë zgjidhje kanë hedhur lëndën narkotike në det.

“Në fund para se të ndaloheshin dy trafikantët hodhën lëndën narkotike në det, e cila po rekuperohet ku deri tani janë rikuperuar rreth 600 kilogramë Marjiuanë.”

Në pranga ranë dy skafistët shqiptar me inicialet L.R. vjeç 34 dhe H.D. vjeç 23.

Në operacion u angazhuan: Forcat e policisë Kufitare, Delta Forcë, D.V.P.Vlorë, QNOD, Rojes Bregdetare shqiptare, NUFROM i Guardia di Finanza dhe Guardia di Finanza në Bari të koordinuar nga njësia ajrore e Frontex.

Policia thotë se rezervohen për detaje të tjera për shkak të sekretit hetimor.

Exit mobile version