Telegrafi

Ndjekje e pazakontë në rrugët e qytetit siberian, ariu i vërsulet burrit

Ndodh edhe kjo në Rusi, një ari i murmë i vërsulet burrit në mes të qytetit në Siberi, jo larg hotelit ku ai kishte qëndruar për disa ditë.

Videoja bizare është shfaqur në internet dhe filmuar në Niznevartovsk në perëndim të Siberisë, transmeton Telegrafi.

Banorët lokalë kishin mbetur të habitur kur panë ariun “derisa shëtiste” rrugëve të qytetit. Bëhet fjalë për një qytet me 280 mijë banorë, që është i rrethuar nga malet.

Në video shihet burri duke biseduar me telefon, kur para syve i shfaqet ariu që i vërsulet duke e detyruar të vrapojë me tërë forcën nëpër rrugët e qytetit.

Pavarësisht se burri arrin t’i shmanget dhëmbëve të mprehtë të ariut duke kaluar matën rrugës së mbushur me vetura – kafsha e egër u godit nga një autobus por edhe ajo shpëtoi pa ndonjë lëndim serioz. /Telegrafi/