Karteli i drogës i njohur si “H2”, është qëlluar për vdekje nga një helikopter luftarak i ushtrisë meksikane.
Juan Francisco Patron ishte një nga tetë kriminelët që është masakruar në operacionin spektakolar, që ndodhi në shtëpinë ku po strehoheshin, transmeton Telegrafi.
Pamjet e filmuara me kamerë amatore shfaqin momentin kur helikopteri ushtarak i pajisur me mitraloz të kalibrit të rëndë, qëllon mbi shtëpinë ku ishin strehuar kriminelët e shumëkërkuar.
Ky operacion ushtarak është realizuar në pjesën perëndimore të Nayarit, ku qeveria meksikane ka shënuar edhe një fitore në luftën kundër baronëve të drogës.
Juan dhe vëllai i tij Jesus Patron, ishin kapur gjashtë vite më parë në Nayarit, pasi konsideroheshin si dy nga personat më të rëndësishëm të kartelit Beltrana-Leyva, që ishte themeluar si degë e kartelit Sinaloa, që udhëhiqej nga pesë vëllezërit e Beltran Leyva. /Telegrafi/