Site icon Telegrafi

Ndjekja që përfundoi me vdekjen e dy policëve spanjollë, narkobosi goditi anijen e tyre derisa tentonte të ikte

Dy policë spanjoll humbën jetën dhe i treti përfundoi në koma, pasi një anije e shpejtë e narkobosëve u përplas në anijen e vogël të policisë në një port detar të Spanjës.

Ky moment që është filmuar me kamerë amatore në Barbate në afërsi të Tarifas në jugperëndim të Spanjës, shfaq dy anijet të përfshira në ndjekje si në lojën “macja dhe miu”, transmeton Telegrafi.

Kalimtarët e rastit mund të dëgjohen me ngjarjen, që më pas këto pamje u postuan në rrjetet sociale. Aty shihen anijet e vogla të policisë që kishin futur në rreth anijen e narkobosit që ishte dukshëm më e shpejtë.

Narkobosi kishte përdorur anijen e shpejtë për të kontrabanduar kanabiz në jug të Spanjës që kishte ardhur nga Maroku, dhe kapte vlerën e 150 mijë funteve.

Duke tentuar të ikë nga policia, narkobosi goditi anijen e autoriteteve të rendit, ku si pasojë humbën jetën dy policë dhe i treti mbeti në koma.

Nga policia spanjoll e kanë cilësuar si përplasje të qëllimshme dhe tentim-vrasje të zyrtarëve policorë.

Bëhet fjalë për policët Miguel Angel Gomez Gonzalez, 39-vjeç, baba i një fëmijë që ishte pjesë e njësisë speciale. Tjetri është David Perez Carracedo, 43-vjeç, i martuar dhe baba i dy fëmijëve. /Telegrafi/

Exit mobile version