Reperi amerikan Gucci Mane është përplasur në mediat sociale pas një statusi që bëri në Twitter. Në një postim, ai kishte uruar që urrejtësit e tij të vdesin nga pandemia coronavirus, shkruan Daily Star.
Reperi i lindur në Alabama e kishte përçuar këtë mesazh me 8.4 milionë ndjekësit e tij ditën e djeshme (e diel). Postimi menjëherë ka shkaktuar reagime të ashpra.
Ylli amerikan i MMA, Gerald Harris, reagoi: “Këtij njeriu i duhen disa shërbime në kishë në internet dhe një përqafim. Ky është postimi më i keq ndonjëherë. Ka njerëz që në të vërtetë vajtojnë për humbjen e të dashurve tani, për shkak të virusit”.
Shumë prej ndjekësve të tij filluan të jenë të ashpër nëpër komente, duke e cilësuar reperin të paditur dhe shumë të cekët.
Ditë më vonë ai mohoi se e ka bërë një status të tillë duke pretenduar se llogaria e tij është hakuar, duke treguar më vonë një mesazh. /Telegrafi/