Sfida për të gjetur një gjarpër brenda një fotografie të postuar në Facebook, është bërë virale me shpejtësi, por me rezultate që lënë për të dëshiruar.
Lockie Gilding që është pjesë e një grupi ndjekësish të gjarpërinjve në Queensland të Australisë, u ka kërkuar miqve të tij virtual, ta gjejnë reptilin helmues, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, shumë pak prej tyre kanë mundura ta shohin gjarprin e zi dhe me gjatësi të konsiderueshme, që ndodhej në hapësirën e gjelbëruar pranë një hapësire kalimi.
“Do isha i kafshuar dhe i harruar deri tani, kurrë nuk do ta shihja”, ka shkruar një komentues. /Telegrafi/