Një tërmet me intensitet prej katër ballësh sot në mëngjes është ndjerë në Strugë, Ohër, Manastir dhe Resnjë.
Në Shkup tërmeti është ndjerë prej tre ballësh, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç njoftojnë nga Observatori sizmologjik pranë Fakultetit matematiko-natyror në Shkup, tërmet është regjistruar sot në mëngjes në orën 6:25.
Epiqendra ndodhet 175 kilometra në jugperëndim të Shkupit, në Shqipëri./Telegrafi/