Telegrafi

Ndjehet tërmet në Shkup

Foto: Ilustrim

Një tërmet me epiqendër 760 km në jug të Shkupit në Detin Mesdhe me një madhësi prej 5.8 Rihter 5.8 është ndjerë sot menjëherë pas mesnatës në 00:43 minuta, sipas Observatorit Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup.

Tërmeti me madhësi lokale Rihter 5.8 u ndje edhe në vendin tonë me një intensitet prej II -III shkallë sipas shkallës makroseismic evropiane.

Rrjeti telemetrik sizmik i Republikës së Maqedonisë ë Veriut ka stacione në Shkup, Vallandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë, dhe mirëmbahet nga Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup.