Një tërmet me madhësi 3.3 shkallë u ndie në pjesën perëndimore të Maqedonisë, kryesisht në Gostivar dhe Mavrovë.
Sipas të dhënave të EMSC, tërmeti u ndje në orën 12:57, ndërsa epiqendra ishte 18 km në veriperëndim të Gostivarit.
Përveç shqetësimit të banorëve, nuk ka asnjë informacion mbi dëmet./Telegrafi/