Shkuarja në pushime nuk është vetëm relaksuese – por mund të jetë tepër e mirë për shëndetin dhe duhet të fillojë të përshkruhet nga doktorët për personat e sëmurë, thonë hulumtuesit.
Ata besojnë se të qenit në një ambient që e stimulon kureshtjen, mund ta përmirësojë sistemin tonë të imunitetit, transmeton Telegrafi.
Në testet laboratorike të kryera me minj, hulumtuesit e kishin parë se ambientet emocionuese i kanë përmirësuar qelizat e tyre të bardha të gjakut, të cilat i luftojnë infeksionet.
Profesori Fulvio D’Acquisto thotë se efektet janë të jashtëzakonshme duke marrë parasysh se minjve nuk u ishte dhënë ndonjë ilaç, por vetëm iu ishte ndryshuar ambienti.
Qelizat e bardha të gjakut janë çelësi i sëmundjeve autoimune si artriti reumatoid dhe llojet e ndryshime të sklerozës.
Profesori thotë se nëse personat e sëmurë shkojnë në pushime do të shërohen shumë më shpejt.
Vlen të ceket se studimi është publikuar në revistën shkencore Frontiers in Immunology. /Telegrafi/