Site icon Telegrafi

Ndjehen lëkundje tërmeti në Shqipëri, epiqendra afër Fierit

Një tërmet është regjistruar këtë mbrëmje në Shqipëri.

Qendra Europiane e Sizmologjisë (EMSC) shkruan se tërmeti ka ndodhur në orën 17:32 dhe ka qenë me magnitudë 4 ballë të shkallës rihter.

Epiqendra e tij ka qenë 11 km nga qyteti i Fierit dhe 56 km nga qyteti i Elbasanit, ndërsa thellësia e saj ka qenë 5 km.

Lëkundjet janë ndjerë në disa qytete përfshirë dhe Tiranën.

Për momentin nuk ka të dhëna për dëme, ndërsa qytetarë të shumtë kanë dalë nga banesat, pasi i druhen pasgoditjeve të tjera./Telegrafi/

Exit mobile version