Roma dhe Feyenordi po luajnë finalen e Ligës së Konferencës në Tiranë.
Një atmosferë spektakolare në “Air Albania” është krijuar nga tifozërit e të dy skuadrave.
Pas disa gjysmë rasteve, erdhi momenti i golit në minutën e 32-të.
Nicolò Zaniolo scores the first ever Europa Conference League final goal!https://t.co/41qlo7BOCm
— Nick (@RealxCR7) May 25, 2022
Një pasim nga Gianluca Mancini gjeti Nicolo Zaniolo i cili pranoi topin para se të shënonte në portën e holandezëve për 1-0.
Italianë tani janë në epërsi, në një ndeshje që mund të kthehet edhe më e bukur. /Telegrafi/