Në emër të kryetarit Lutfi Haziri, ndezjen e flakadanit e ka bërë kryesuesja e Kuvendit Komunal, Valentina Bunjaku Rexhepi, dhe djali i dëshmorit Mulla Idriz Gjilanit, Isa Mullaidrizi. Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të familjeve të dëshmorëve, zyrtarë komunalë dhe përfaqësues nga jeta kulturore e Gjilanit.
Agjenda e Manifestimit “Flaka e Janarit 2015” vazhdon me katër shtyllat e kulturës: artin pamor, artin letrar, artin skenik dhe artin muzikor.
Përndryshe, manifestimi kulturor mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2015” ka nisur sot me vizitën e kryetarit Lutfi Haziri në kazermën e FSK-së, për të vazhduar me homazhe në varrezat e dëshmorëve e lapidarëve si dhe është organizuar pritje për familjet e dëshmorëve në sallën e Kuvendit Komunal. /Telegrafi/