Në ambientet e Kuvendit të Kosovës, sot në orët e mëngjesit është ndezur alarmi.
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka publikuar një video ku dëgjohet alarmi.
Musliu ka shkruar se “Alarm në Kuvend, se din njeri a me hy brenda a me dalë jashtë”.
Ndërkaq Telegrafi ka kontaktuar me zyrën për informim në Kuvendin e Kosovës, të cilët kanë thënë se janë duke e verifikuar rastin.
“Jemi duke e verifikuar rastin”, ka qenë përgjigja nga zyra për informim. /Telegrafi/