Site icon Telegrafi

Ndizen qirinj në qendër të Tiranës për viktimat nga tërmeti i 26 nëntorit

Të gjithë janë solidarizuar me tërmetin që preku Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, me magnitutë 6.4 ballë të shkallës Rihter, ku si pasojë humbën jetën 49 persona dhe janë plagosur mbi 900 të tjerë.

Zona e Durrësit dhe e Thumanës ka regjistruar bilancin më të madh të dëmeve dhe të viktimave.

Shumë vende i ofruan ndihmë vendit tonë, ekipet e kërkim-shpëtimit që erdhën nga vendet fqinjë por jo vetëm, arritën që të nxirrnin nga rrënojat shumë persona të cilët arritën të mbijetonin nga tërmeti i fuqishëm.

Në qendër të Tiranës poshtë bustit të heroit tonë Kombëtarë “Skënderbeut”, janë ndezur qirinj nga banorët e kryeqytetit në kujtim të viktimave të 26 nëntorit.

Exit mobile version