Telegrafi

Ndizen hamulloret në disa zona në Prishtinë, përhapen zjarret

Mbrëmjen e së shtunës disa zjarre janë përhapur në lagje të ndryshme të Prishtinës.

Rreth orës 19:30 në bregoren e Sofalisë është parë një zjarr që ka përfshirë barishtet dhe hamulloret.

Zjarre të mëdha janë përhapur edhe në lagjen Kodra e Trimave të Prishtinës.

Nga banorët raportohet se zjarri që ka përfshirë barishtet ka rrezikuar edhe shtëpitë.

Komandanti i Zjarrëfiksve në Prishtinë, Mal Gashi, ka deklaruar se i gjithë zjarri është shuar për shkak të shiut që ka filluar në kryeqytet.

“Zjarret janë shuar, u kanë zjarr i madh, sipërfaqe e madhe e përfshirë”, është shprehur Gashi.

Ditë ma parë zjarre të ngjashme kishin përfshirë edhe hamulloret në Veternik.

Komuna kishte bërë apel te qytetarët që të mos ndezin barishte e hamullore.

Telegrafi është në pritje të më shumë informacioneve zyrtare nga Policia e Kosovës./Telegrafi/