Telegrafi

Ndizen dritat e festave në Prishtinë

Sonte u bë ndezja solemne e dritave përgjatë shesheve në kryeqytet, aktivitet ky i cili mblodhi shumë qytetarë.

“Gjithë qytetarëve të Prishtinës ju uroj këtë fund vit sa më të bukur, të vijnë sa më shumë në sheshet e Prishtinës e të kalojnë kohë me këto drita”, tha i pari i Komunës Shpend Ahmeti.

Para ndezjes së dritave përgjatë shesheve në kryeqytet, grupi i fëmijëve “Xixëllonjat” kënduan këngë krishtlindjesh, me të cilat edhe sollën ngrohtësinë e kësaj kohe të vitit.