Site icon Telegrafi

Ndiqet penalisht që keqpërdori kolegun e tij në Facebook

Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Brendshme e Maqedonisë, me ç`rast falsifikuesi do të ndiqet penalisht për shkak se pa leje dhe njohuri të një personi të dëmtuar, gjegjësisht të një kolegu të tij, gjatë muajit qershor të këtij viti, kishte krijuar profilin e tij me të dhënat personale, që i kishte vendosur në këtë faqe interneti, ndërsa më pas me të njëjtin profil kishte kontaktuar me shumë persona të tjerë.

Pas masave të ndërmarra nga Njësia kundër krimit kompjuterik, është konstatuar se personi i akuzuar kishte pasur qasje në profilin e krijuar nga kompjuterë të ndryshëm dhe lokacione të ndryshme, si në shtëpi, punë dhe internet kafe.

Për shkak të përhapjes së gjerë të shfrytëzimit të shërbimeve të tilla për komunikim shoqëror, nëpërmjet qasjes së lirë, siç është edhe faqja Facebook, Ministria e Brendshme ka paralajmëruar qytetarët që të kenë kujdes nga këto forume, por edhe të lajmërojnë çdo keqpërdorim të evidentuar. /ina/

Exit mobile version