Telegrafi

Ndiqet nga një gjeldeti këmbëngulës, që ia godet veturën dhe provon t’i del përpara (Video)

Një grua nga Ontario e Kanadasë, nuk mundi të voziste si duhet, shkaku i një gjeldeti që nisi ta ndiqte papritmas.

Shpeza e ka goditur disa herë në veturë dhe provoi t’i dilte përpara, ndërsa ishte këmbëngulëse dhe vraponte nga pas, kur ajo e rriti shpejtësinë e veturës, transmeton Telegrafi.

“Do vonohem për punë dhe askush nuk do më besoj, se kush më ka ndaluar”, ka thënë ajo mes tjerash.

Ngjarja është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, pasi kjo shpezë është e ndrojtur dhe largohet prej njerëzve, ndërsa nuk dihet pse iu vu asaj nga pas. /Telegrafi/